Rrefimi i besimit

Ne jemi të përkushtuar ndaj Konventës së Lozanës por gjithashtu shprehim bindjen tonë në këto të vërteta të mëposhtme.

Ne besojmë:

  • Në Bibël si Fjala e Perëndisë. Ne besojmë se Bibla konsiston vetëm nga dhjata e vjetër dhe e re. Çdo fjalë e saj është e frymëzuar nga Perëndia përmes autorëve njerëzore dhe prandaj Bibla, siç ishte dhenë nga Perëndia, është tërësisht Fjala e Zotit. Ajo është tërësisht e pagabueshme dhe është autoriteti ynë për çdo çeshtje të besimit dhe të jetës.

  • Që ka një Perëndi. Ne besojmë se Perëndia është një dhe janë tre “persona” në një; Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë. Ata janë një në fuqi, lavdi, dhe urtësi dhe kanë qenë një përjetësisht. Perëndia është krijuesi, shpëtimtari, gjykatësi i të gjithëve, dhe mban të gjitha gjërat me anë të fuqisë së tij sovrane dhe  bën që të gjitha gjërat të dalin për lavdinë e Tij.

  • Në rënien e njeriut. Ne besojmë se njeriu ishte i krijuar nga Perëndia në shëmbëllesën e Tij me një dinjitet dhe vlerë të barabartë. Njeriu ra në mëkat dhe është i korruptuar në çdo pjesë të qenies së tij si një pasojë. Ai është i ndarë nga Perëndia dhe meriton ndëshkim të përjetshëm. Çdo njeri ka nevojë të  lind sërish, të marrë faljen për mëkatet e tij, dhe të jetë i pajtuar me Perëndinë.

  • Në Zotin Jezus. Jezus Krishti është plotësisht njeri dhe plotësisht Perëndi. Ai ishte i ngjizur nga Fryma e Shenjtë, i lindur prej një virgjëreshe,  jetoi një jetë të përsosur në bindje ndaj Atit dhe është i vetmi që vdiq në kryq për mëkatarët, një herë e përgjithmonë. Sakrifica e tij i shpengoi njerëzit mëkatarë dhe është tërësisht e mjaftueshme për të na shpëtuar nga mëkati ynë. Ai u ngrit prej së vdekurish në ditën e tretë dhe është i ngritur në të djathten e Perëndisë. Ai ndërmjetëson tek Ati për popullin e Tij. Ai do të kthehet përsëri në një mënyrë të dukshme të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit. Ai do të ngjall të vdekurit dhe të drejtët do të shkojnë të jenë me Perëndinë përjetësisht kurse të pabesët do të ndëshkohen përjetësisht nga Perëndia në ferr. Pasi të gjykojë njerëzimin, ai do të sjell një qiell të ri dhe një tokë të re.

  • Në punën e Zotit në shpëtim. Shpëtimi është tërësisht një vepër e hirit të Perëndisë. Ne nuk mund të shpëtohemi nga mëkatet tona nga veprat tona të mira por vetëm duke besuar në Zotin Jezus si i vetmi Zot dhe Shpëtimtar dhe duke u penduar për mëkatet tona. Perëndia na ka siguruar shpëtimin me anë të Jezus Krishtit dhe i ofron të gjithëve këtë shpëtim përmes ungjillit të tij

  • Në Frymën e Shenjtë. Fryma e Shenjtë është  dërguar nga qielli për të përlëvduar Krishtin dhe për të punuar në zemrat e njerëzve për shpëtimin e tyre. Ai i bind njerëzit për mëkatet e tyre, i jep jetë frymërore dhe   banon në çdo besimtar duke e ndihmuar atë që të jetojë sipas vullnetit të Perëndisë. Ai i jep dhuntitë kishës për ndërtimin dhe misionin e saj

  • Në Kishën e Perëndisë. Ne besojmë se Jezus Krishti është kreu i kishës. Besojmë se ka një kishë universale e cila përbëhet nga të gjithë njerëzit besimtarë dhe e cila bëhet e dukshme nga kishat lokale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *