Arkiva Kategorish: libra ne pdf

Pervoja që vlen

Hyrje

Jonathan Edwards (1703-1758) teologu më i madh amerikan, shkroi ‘Traktatin në lidhje me ndjenjat fetare’ kundër sfondit të Rizgjimit të Parë të Madh, që është ekuivalenti amerikan i asaj që britanikët e quajnë Ringjallja Ungjillore. Vetë Eduards luajti një rol me rëndësi në Rizgjim si pastor i një Kongregacioni kishe në Northampton, Masaçusets. Vazhdoni leximin →

Kujdes me Biblen

Hyrje

Kohët e fundit, midis studiuesve dhe shkrimtarëve të krishterë ka patur një debat. Ai është bërë i njohur (pas titullit të publikimit amerikan i cili sinjalizoi raundin e parë të diskutimit) si ‘beteja për Biblën’. Në të vërtetë, ky nuk është një debat i ri. Shumë prej argumenteve të tij janë dëgjuar dhe përdorur që më parë. Por, deri tani, kjo është një betejë e zhvilluar nga studiuesit, dhe jo nga të krishterët e thjeshtë. Nuk është qëllimi i këtij libri të diskutojë atë betejë! Vazhdoni leximin →

Asgjë tjetër nuk ka rëndësi

ASGJË TJETËR NUK KA RËNDËSI

nga Patricia St John

Kjo histori e fuqishme dhe prekëse është krijuar në bazë të ngjarjeve reale në konfliktin e hidhur të Libanit.  Lamia dhe familja e saj rrëmbehen në luftime, me pasoja tragjike.  Lamia lufton kundër urrejtjes që kërcënon ta shkatërrojë, deri sa ta kuptojë që falja dhe dashuria janë gjërat më të rëndësishme.  Asgjë tjetër nuk ka rëndësi.

Patricia St John, e cila është bërë tashmë një autore shumë e dashur për fëmijët, tani u drejtohet lexuesve adoleshentë dhe të rritur. Vazhdoni leximin →