10-Shishe qumësht

Kapitulli 1
Besimi dhe si ta gjesh atë

Origjinali nga:                C. E. Tatham

Përkthyes:                    Alfred Kola

Redaktor:                      Pandush Ikonomi

Në këtë libër do të pëlqenim të shpjegonim thjesht dhe qartë disa prej të vërtetave më të mëdha të cilat duhet t’i dimë dhe kuptojmë në qoftë se dëshirojmë të rritemi në jetë si besimtarë.  Pjetri tha se këto të vërteta janë si qumësht i pastër shpirtëror (1Pjetri 2:2).  Besimtarët e vërtetë kanë hyrë në familjen e Perëndisë nëpërmjet punës së Shpirtit të Shenjtë dhe Fjalës së Perëndisë (Gjoni 3:5, 1Pjetri 1:23).  Zoti At dëshiron që ata të mësojnë gjithnjë e më shumë për të vërtetën.  Në fillim ata janë si fëmijët, por Zoti dëshiron që të rriten dhe zhvillohen si djelmosha e më pas si baballarë (1Gjoni 2:12-14). Vazhdoni leximin →